Gjatë kësaj vere te Luftëtari u hodhën në sulm për të gjetur një sulmues cilësor dhe fillimisht u afrua uruguaiani Fabricio Nunjes.
Së fundmi ka ardhur edhe surpriza, teksa sipas asaj që shkruan Panorama Sport Vasil Shkurtaj do të jetë pjesë e Luftëtarit, pasi ka nënshkruar me gjirokastritët dhe emri i tij është përfshirë në listën e federimeve.
Shkurtaj vjet ka luajtur në Qipro dhe ka shënuar katër gola, ndërkohë që më parë është aktivizuar në Superlihën greke. Gjithashtu sulmuesi që ka luajtur me Shqipërinë U 21 ka regjistruar eksperienca edhe në Portugali e Holandë.