INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luftimet në Siri. Forcat e mbështetura nga Turqia hyjnë në Afrin

Luftimet në Siri. Forcat e mbështetura nga Turqia hyjnë në Afrin

Publikuar më: 13:59 18-03-2018

Forcat e mbështetura nga Turqia kanë marr kontrollin e plotë të qytetit sirian-kurd, Afrin. Flamujt u valvitën pas rrëzimit të një statuje, që tregon një figurë legjendare kurde pasi focat mësyn në qendrën e qytetit të dielën. Operacioni dy-mujor i drejtuar nga Turqia synon të luftojë në rajonin kufitar forcat kurde që Turqia i konsideron si një grup terrorist. Më herët, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se "njësitë e Ushtrisë së Lirë Siriane morën kontrollin e qendrës së Afrin këtë mëngjes".

imazhe_nga_aferin.jpg

Ankaraja i konsideron forcat kurde në enklavën e Afrinit si terrorist për shkak të lidhjeve të tyre me kryengritësit kurdë brenda Turqisë. Agjencitë turke të lajmeve kanë konfirmuar lajmin ndërsa kanë shfaqur disa pamje të njerëzve të armatosur duke ecur pranë ndërtesave të braktisura. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se luftëtarët sirianë kanë hyrë në qytet, teksa forcat turke i kanë mbështetur përmes sulmeve ajrore. Në ditët e fundit, mijëra banorë janë larguar nga kjo zonë. Aktivistët thonë se 280 civilë kanë vdekur, megjithëse Ankaraja e ka mohuar këtë.

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668