Flamuri shqiptar është ngritur përsëri në Beogad si dhe është luajtur himni kombëtar shqiptar, pasi Izmir Smajalaj ka fituar vendin e parë në në garën për kërcim së gjati
Smajlaj është shprehur se e priste një finalizim me sukses të garës. “E dija që kisha për ta finalizuar në këtë mënyrë. Përfitoj nga rasti të falënderoj trajnerin dhe fizioterapistin Ilirian Haxhaja për këtë arritje. Nuk kishte kënaqësi më të bukur se sa të çoje lart flamurin shqiptar në mes të Beogradit”, u shpreh mes emocionesh Smajlaj.