INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luhet “Skënderbeu-Partizani i Beogradit”, nuk do ta besoni si janë diskriminuar kosovarët nga qeveria shqiptare [FOTO]

Luhet “Skënderbeu-Partizani i Beogradit”, nuk do ta besoni si janë diskriminuar kosovarët nga qeveria shqiptare [FOTO]

Publikuar më: 19:22 19-10-2017

Sonte në orën 21:05 do të luhet ndeshja shumë e rëndësishme e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit. Prej disa ditësh është bërë propagandë nga ekipi korçar dhe personalitete të mëdhenj të futbollit në vend për të mos bërë thirrje raciste, por diçka krejt e papritur ka ndodhur.

Një qytetar i cili duket të jetë i pranishëm në ‘Elbasan Arena’, për ndeshjen që zhvillohet midis Skënderbeut dhe Partizan Beogradit, denoncon padrejtësinë e fundit kundrejt shtetasve kosovarë.

Me anë të një statusi të shpërndarë nga ‘JOQ’, mësohet se policisë i është dhënë urdhër nga qeveria për të mos lejuar tifozët me pasaportë kosovare të futen në stadium.

Qytetari përmend faktin se kosovarët bëjnë qindra kilometra për të qenë pjesë e tifozërisë në stadium, ndërkohë që nuk lejohen të futen brenda.

-“Ky është diskriminim dhe tradhëtia e radhës nga qeveria shqiptare”, përmbyll fjalën qytetari denoncues.

jet.png

Article Logic
Execution time: 0.0046091079711914