INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luigi Soreca emërohet kreu i ri i Delegacionit të BE-së në Shqipëri

Luigi Soreca emërohet kreu i ri i Delegacionit të BE-së në Shqipëri

Publikuar më: 16:25 19-07-2018

Luigi Soreca emërohet kreu i ri i Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Ai do të fillojë zyrtarisht punë në muajin shtator. Profesioni i tij është jurist dhe i është bashkangjitur Komisionit Europian që në vitin 1999. Zoti Soreca ka koordinuar gjatë drejtimit të Komisionit Europian nga Jean Claude Junkcer, përpjekjet për përgatitjen, adoptimin dhe zbatimin e Axhendës Europiane për Sigurinë në prill 2015 dhe për Sigurinë e Komunikimeve të BE-së prej prillit 2016 deri tani.
Luigi Soreca është njohës i mirë i Shqipërisë për shkak të angazhimeve të mëparshme, si një nga figurat kyçe në Bruksel për liberalizimin e vizave që i mundësoi të gjithë shqiptarëve të përfitonin që prej 2010.
Soreca do të sjellë në Shqipëri eksperiencën e tij më shumë se njëzet vjeçare në çështjet e sigurisë së BE-së, përfshi zgjerimin me shumë rëndësi për fazën e ardhshme të Shqipërisë. Ai është mjaft i vlerësuar në çështjet e shtetit ligjor dhe të sigurisë, me angazhime të mëparshme në koordinimin dhe përgatitjen e Udhërrefyesit për Liberalizimin e Vizave, të fokusuar në arritjen e reformës në drejtësi, procesin e vettingut dhe gjithashtu në luftën kundër trafikimit të drogës përfshi edhe Shqipërinë.
Luigi Soreca ka qenë përgjegjës për shumë negociata të BE-së veçanërisht me SHBA-të, me të cilat ka një marrëdhënie të ngushtë. Ambasadori i ri i BE-së në Tiranë ka një eksperiencë të veçantë në fushën e shtetit ligjor dhe sigurisë, pikërisht në një moment kyç të vendit për progresin e kërkuar të reformave, me qëllim përparimin në rrugën e anëtarësimit në BE. Në faqen zyrtare të europa.eu shkruhet se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme njoftoi nominimin e 24 drejtuesve të lartë të delegacioneve të BE.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051