Luis Enrique e ka përzgjedhur skuadrën për ndeshjet e rradhës kundër Uellsit dhe Anglisë dhe gjëja që ra më shumë në sy ishte lënia jashtë e Jordi Alba-s dhe mungesa e lojtarëve të Barcelonës.
Luis Enrike refuzoi të flasi rreth vendimit të tij për të lënë Jordi Alba jashtë kombëtares ose për faktin se vetëm një lojtar i Barcelonës është pjesë e ekipit.
Trajneri u largua nga Barcelona në vitin 2017 dhe thuhet se ai ka pasur një zënkë me Albën.
Ai u shpreh për mediat, se nuk donte të fliste për ata që nuk ndodheshin në kombëtare dhe se ky lajm më shumë shqetësonte mediat se sa popullin spanjoll, i cili do një ekip fitues dhe sipas tij ky ishte ekipi që ai mendonte se do ta çonte drejt suksesit.
Sergio Busquets ngelet i vetmi lojtar i Barcelonës në skuadër me Sergi Roberton e dëmtuar dhe Gerard Pique-n e tërhequr nga futbolli ndërkombëtar.
Skuadra ka katër lojtarë të dëmtuar, ku përfshihet dhe Diego Costa dhe trajneri ka thirrur përforcime të tjera për sulmin, të riun Marc Bart nga Betis.