INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luiz Ejlli s’është më në maje, ja çfarë kërkojnë më shumë shqiptarët në internet

Luiz Ejlli s’është më në maje, ja çfarë kërkojnë më shumë shqiptarët në internet

Publikuar më: 15:33 05-07-2023

Luiz Ejlli u kthye në fenomen nga shqiptarët këto muajt e fundit. Emri i tij u bë edhe më i kërkuari në rrjetet sociale dhe në internet. Por, është zbuluar se në vendin e parë si tog-fjalëshi që po kërkohet më së shumti nga shqiptarët rezulton të jetë ChatGPT.

Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga eksperti i IT, Toni Kallanxhi, i cili ishte i ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm. Ai deklaroi se nëse shihet edhe më gjerë, Luizi i bie që të jetë në vend të tretë.

‘Nëse e marrim në një term më të gjerë Luizi është në vend të tretë, është prapë Chatgpt që ia merr’’-u shpreh Kallanxhi.

 

Kujtojmë se pas përfundimit të ‘Big Brother VIP Albania’, prej nga doli edhe fitues, Luizi është bërë aktiv në muzikë, film, në rrjetet sociale dhe në koncerte. Publiku e do, ndaj edhe ai po shfrytëzon famën që ka për momentin.

Po mesa duket, me Chat GPT s’konkuron dot!

Article Logic
Execution time: 0.0038940906524658