Atletja e njohur Luiza Gega ka marrë një tjetër sukses pasi mori medaljen e argjendit në garën e 1500 metrave në mitingun e Ostravës.
Luiza Gega ishte shumë pranë medaljes së arit por etiopiania Embaje ishte vetëm 2 sekonda më e shpejtë se sportistja shqiptare.
Nënkampionia e Evropës e përshkoi distancën me kohën 4 minuta, 8 sekonda e 28 të qintat.
Gjithashtu Gega po bën përgatitje për të nisur kampiontin Ballkanik dhe atë Europian që do të startojnë respektivisht më 25 shkurt dhe në fillim të muajit mars.