Atletja e njohur shqiptare na ka bërë përsëri krenarë. Luiza Gega ka triumfuar në Lojrat Mesdhetare 2018 duke marrë medaljen e artë. Ajo konkuroi në disiplinën 3000 metra me pengesa të zhvilluar në stadiumin ‘Atletics Campclar’ në Tarragona të Spanjës. Luiza Gega regjistroi kohën më të mirë 9'27 "73 duke lënë pas tunizianen Habiba Ghribi dhe në vend të tretë u rendit sllovenia, Marusha Mismas.