Luiza Gega është renditur e 9-ta në garën e 3000 m me pengesa në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Doha.
Por me kohën 9:19:93 ajo ka thyer edhe rekordin kombëtar në këtë disiplinë, rekord që e pati vendosur po vetë.
Luiza Gega arriti të kualifikohej mes 15 atleteve më të shpejta të kësaj gare pasi u rendit në vendin e pestë në baterinë e dytë kualifikuese në garat e zhvilluara të premten duke regjistruar, një kohë kjo që ishte shumë më e shpejte edhe se ajo e 3 vendeve të para të baterisë pasardhëse dhe që i dha mundësinë asaj që të kualifikohej për më tej.