Ata nisën dashurinë e tyre në "BBVIP", bënë një dasëm brenda shtëpisë, ku i dhuruan edhe puthjen e parë njëri-tjetrit, por mesa duket Kiara dhe Luizi do të bëjnë edhe një martesë të vërtetë para se të mbyllet reality show dhe kjo do të ndodhë në mbrëmjen finale, më 6 maj.
Në fakt, pasi bëri propozimin për martesë në natën kur Kiara la për herë të dytë shtëpinë, nuk do ishte cudi që Luizi të ketë kërkuar të bëjë martesën në finale, po ashtu kjo mund t'i ketë shkuar edhe në mend vetë produksionit që ka premtuar mjaft surpriza për atë natë. Megjithatë, ajo që na i shton më shumë dyshimet, madje na i konfirmon ato, është promo-ja e epilogut të "Big Brother VIP" që do të mbahet mbrëmjen e nesërme, në vend të Prime-t të zakonshëm.
Kështu, në përmbledhjen me disa prej momenteve më pikante që do shohim në mbrëmjen e e nesërme të "Fun Club", shihet përfshirja e Olsa Muhametit në debatin mes protagonistëve (duke qenë se Për'puthen është përmendur disa herë në reality show), po ashtu një diskutim mes Sabianit dhe Robert Aliajt, debate të ashpra mes ish-banorëve dhe një rrëfim ekskluziv nga Eduart Grishaj, regjizor i programit.
I pyetur nga Megi Pojani nëse do të martohen Luizi dhe Kiara në finale, Grishaj thotë thjeshtë "PO", e duke qenë se regjizori në të kaluarën ka zbuluar gjëra majft interesante në lidhje me programin, nuk do ishte cudi që të ndodhte.
Megjithatë duke marrë parasysh si zhvillohen promo-t e emisioneve, le t'i mbajmë dyshimet ngritur deri në fund.