Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë dhënë intervistën e tyre të parë si burrë dhe grua pas përfundimit të Big Brother Vip Albania. Duke folur për Top Albania Radio pas marrjes së çmimit të madh, Luizi fjalët e tij të parë si fitues ia dedikoi pikërisht partneres së tij, Kiara Titos.
“Jam djali më i lumtur në botë, më i bekuar në botë. Kam vajzën më të bukur në botë”, u shpreh Luizi.
Ndërkohë që Kiara foli e emocionuar duke thënë se tashmë i presin shumë gjëra të bukura së bashku. “Gjëra shumë të bukura na presin”, tha Kiara.
Çifti tregoi se gjëja e parë që do të bëjnë pas martesës është të qetësohen vetëm në shtëpi në një vend pa kamera.