Javët e fundit, pritja e ëmbël e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, është përfolur shumë në media, teksa burime për media të ndryshme kanë konfirmuar shtatzëninë, ndërsa edhe vetê moderatorja nuk i ka kursyer batutat në lidhje me gjithë thashethemet, duke i shtuar edhe dyshimet.
Megjithatë, sot duket se gjithçka është konfirmuar nga "Revista Who", madje jo vetëm shtatzënia, por edhe gjinia e bebit. Kështu, mësohet se është realizuar edhe festa e zbulimit të gjinisë, "gender reveal party" siç njihet ndryshe dhe çifti i njohur do bëhet me një vajzë.
Urime Kiarës dhe Luizit dhe presim konfirmimin nga ana e tyre sa më shpejt.