INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luizi e ofendoi në koncert, Dea Mishel i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’: Turp, burrë 40 vjeç…

Luizi e ofendoi në koncert, Dea Mishel i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’: Turp, burrë 40 vjeç…

Publikuar më: 12:32 10-07-2023

Kur menduam që "BBV" i kishte mbyllur "dramat" në ato javët e para pas mbarimit, në fakt "dramat" duket sikur sapo kanë nisur edhe njëherë, teksa fituesi, Luiz Ejlli, pasi nisi një "përplasje" me Ronaldo Sharkën disa ditë më parë për shkak të disa deklarateve të këtij të fundit, tashmë zgjodhi që të fliste edhe për Dea Mishel. Kështu, në një koncert mbrëmjen e djeshme në Shkodër, këngëtari i "rikujtoi" fansave të tij se Dea kishte thënë gjatë reality show se ky qyteti "ishte provincë" dhe përdori shprehjen që e ka përdorur edhe më parë për Dean "ajo vajza që i hipte dhe i zbriste cunave" në shtëpi. Po ashtu, pas këtij "fjalimi" të Luizit, u luajt edhe kënga "Moj lulija jonë", një këngë që nuk kemi nevojë t'jua themi cfarë teskti apo përmbajtje ka, ndaj atyre që i dedikohet.

Kaq ka mjaftuar që në rrjet kjo të konsiderohet si "sulm', ofendim e shumë gjëra të tjera të Luizit ndaj Deas, e kështu duket se është marrë edhe nga kjo e fundit, e cila ka ndërprerë sot festimet e datëlindjes së nënës, për t'i kthyer një përgjigje ish-rivalit, pasi "mori vesh që e kishte sharë nga familja".

Dea shkruan në disa story në Instagram: E para, unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje, turp burrë 40 vjeç, për një lojë.

E dyta, unë skam inate me ty, sepse kam kohë që jam prezente në TV, dhe kam punë të qëndrueshme, madje më bëhet qejfi që të punosh e të kesh mundësi sa më shumë. Po ti je i pangopur për famë dhe vëmendje, vazhdon luftën me mullinj ere.

E treta, skam thënë kurrë që Shkodra është provincë, e provincat skano asgjë të keqe. Çdo vend është i bekuar, unë Shkodrën e adhuroj. Kam thënë që ti Luiz ke mentalitet provinciale, që vazhdon e vërteton me këto video.

Më tej Dea Mishel bën dhe një përshkrim të mentalitetit të provincës që sipas saj e reflekton personazhi Luiz Ejlli.

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326