Luizi nuk kujdeset vetëm që Kiara të ndjehet mirë, apo të ketë kafen gati sapo të zgjohet në mëngjes, por ai mendon edhe për të ardhmen e partneres së tij. Madje të bëjë sakrifica për të. Kiara ka vite pjesë e televizionit si moderatore e programeve të ndryshme, ndërsa së fundmi e kemi parë edhe në “Big Brother Vip” të drejtojë shfaqjet e dhëna nga produksioni.
Duke e ditur sa e rëndësishme është puna për Kiarën, Luizi së fundmi ka shprehur se “është i gatshëm të punojë 5 vjet pa pagesë”, vetëm që Kiara të drejtojë një emision të vetin në “Top Channel”.
“Edhe sikur ta di që unë do punoj 5 vite në “Top Channel” për 5 vite pa rrogë, Kiara duhet të ketë një emision të vetin këtu. Edhe ndonjë emision radio, të mëngjesit, gjysmë ore. Unë dua të ulem me dy çapaçulat e mi në shtëpi edhe t’ju them “hajde shikojmë mamin”. Atë dua unë, që të shikoj Kiarën të lumtur”, tha Luizi drejt kamerës dhe Armaldos.
Nga ana tjetër, edhe Kiara ishte e pranishme dhe reagimi i saj ishte një buzëqeshje.