Pasi u dha fund thashethemeve se Kiara Tito është në pritje të ëmbël, pastaj trazoi rrjetin me çështjen e shtatzënisë, Luiz Ejlli i ka hedhur sërish "benzinë zjarrit". Së fundmi, këngëtari publikoi një foto, ku shfaqet pranë barkut të rrumbullakosur të një gruaje, portreti i së cilës mbetet i pazbuluar.
“Rrahjet më të ëmbla në botë!”, ka shkruar Luizi teksa shfaqet i buzëqeshur.
Kaq ka mjaftuar, që këngëtari të na bëjë sërish të gjithëve konfuzë.
Ende nuk dihet nëse gruaja në foton e publikuar është një familjare e këngëtarit, nëse është një prank, nëse është shkëputur nga xhirimet e ndonjë projekti…apo nëse vërtetë familja e Luizit dhe Kiarës do të zgjerohet!
Gjithsesi, cfarëdo qoftë e vërteta, shtatzënia e Kiarës vazhdon të përmendet nëpër portale dhe duket se çifti nuk ka në plan t’i ndalë thashethemet.