Capital T ishte i ftuari special mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e Big Brother Vip 2. Pas përfundimit të spektaklit, ai këndoi disa prej këngëve të tij, që ndër vite janë kthyer në hite.
Njëra prej tyre është edhe kënga ‘U bo vonë’, të cilën e këndoi në skenë së bashku me Luizin.
Duke drejtuar gishtin nga Kiara, Luizi ia dedikoi këngën asaj. Gjatë performancës me Capital T, Luizi i tha këngëtarit se dëshiron që ai të këndoi në dasmën e tij.
Gjatë spektaklit të "Big Brother Vip Albania", moderatorja Kiara Tito rrëmbeu duartrokitjet e publikut pasi përpos reagimeve të të gjithë banorëve, ajo nuk e hodhi poshtë Luizin duke thënë se shpreson për një version më të mirë të tij.
Ky reagim i saj, duket se i ka dhënë më shumë shpresë këngëtarit, për një pajtim mes tyre, pse jo dhe një romancë së bashku.
Pas emisionit të djeshëm, Luizi i është drejtuar me një letër Kiarës, ku i kërkon që të pijnë kafe bashkë ditën e sotme. Ai e konsideron Kiarës si "Princeshë", teksa veten e quan "Luan", etiketim që e ka marrë nga fansat e tij.
"Mund të kem kënaqësinë të pi një kafe me princeshën Kiara Tito, nesër para drekës? Në pritje të përgjigjes tuaj. Me respekt Luani" shkruhet në letër.
Pritet të shihet reagimi i Kiara Titos, nëse do e pranojë të pijnë kafe bashkë.