Shpesh herë Luiz Ejlli ka thënë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri se ai e ka frikë përballjen më një vajzë në finale, për këtë arsye gjithmonë thonte se do të donte të përballej me Krist Aliajn, apo me ndonjë djalë tjetër.
Për këtë çështje, ai u pyet edhe nga ish-finalistët e edicionit të kaluar. Luizi tha se ai me qejf do të donte të përballej me Efin, por do jetë “kokë më kokë” me Dean, duke qenë se kjo e fundit ka bërë lojë të fortë.
Mënyra ironike se si u shpreh Luizi bëri që Efi të qeshte. Banorët folën edhe për popullaritetin që mund të kenë jashtë shtëpisë. Luizi tha se kur hyri nuk kishte një adresë Instagrami dhe krahasuar me pjesën tjetër të banorëve, ishte në pikën zero.
Kristi tha se ai hyri në shtëpi me 11 mijë ndjekës, ndërsa Donaldi duke folur me batuta i tha atij se ka fituar shumë folloëers në “Instagram”.