INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Luiziana nën ujë, shpall gjëndjen e jashtëzakonshme [VIDEO]

Publikuar më: 07:54 16-08-2016

Të paktën 5 persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë u shpëtuan pas përmbytjeve historike që përfshinë shtetin amerikan të Luizianës. Situata në shetin amerikan të Luizianës ka ardhur duke u përkeqësuar teksa bilanci i viktimave ka arritur në pesë ndërkohë që afro 20.000 perosna të tjerë janë shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të autoriteteve.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, shpalli gjëndjen e jashtëzakonshme për këtë zonë, duke çliruar fonde që janë parashikuar për t’u përdorur në raste emergjente. Përvec dëmeve në njerëz, uji ka përmbytur mijëra shtëpi, makina dhe objekte të tjera me vlerë. Për mediat u prononcua edhe guvernatori i Luisianës, Bel Edvvards i cili u shpreh se situata vijon të mbetet e vështirë.

Ai shtoi se kishte biseduar me Presidentin Obama, i cili kishte shprehur ngushëllime për personat e prekur nga përmbytjet. Nga ana tjetër, autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të tregohen vigjilentë deri sa situata t’i rikthehet normalitetit.

Ata kanë vënë gjithashtu në dispozicion numra telefoni për çdo rast emergjence. Aktualisht, personat e evakuar janë dërguar në qëndra të përkohshme strehimi. Ndërkohë që Luiziana po përgatitet që t’i lërë pas këto përmbytje, reshjet e dendura të shiut po lëvizin më në perëndim duke kërcënuar shtetin e Teksasit. Autoritetet janë sinjalizuar për rrezikun që i kanoset kësaj zone ndaj kanë nisur të marrin masa për të minimizuar sa më shumë dëmet.

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887