Jemi mësuar të shohim kryesisht luks nëpër klipet e këngëtarëve shqiptarë.
Paratë, femrat e zhveshura apo makinat e shtrenjta janë elmentët që i karakterizojnë më së shumti. Por Robert Berisha, në një nga emisionet ku ka qenë i ftuar, ka folur mjaft hapur për të vërtetën që fshihet pas këtij luksi.
‘’Të gjitha këto gjëra që po i shihni ju në televizor, po flas për estradën e Kosovës edhe të Shqiprisë me Ferrari apo veshje të shtrenjta, në 4 banka të Kosovës jam unë debitor. Të famshëm janë të gjithë, por në Kosovë, ata që kanë para janë politikanët, ndërsa muzika, siç i fiton, ashtu edhe i harxhon”,është shprehur Roberti i cili dy vitet e fundit është bërë goxha aktiv në muzikë me projektet e tij muzikore. /intv.al/