INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luks dhe hijeshi! Jeta e pabesueshme e hajdutit me diplomë

Luks dhe hijeshi! Jeta e pabesueshme e hajdutit me diplomë

Publikuar më: 10:48 03-09-2018

Ai kishte një diplomë master në Universitetin Bocconi dhe ishte integruar plotësisht në jetën milaneze. Sjellja e rafinuar dhe jeta e luksit maskonin jetën e tij si hajdut banesash. Policia italiane e arrestoi më 31 gusht shtetasin shqiptar 26-vjeçar që jetonte mes luksit, të dyshuar seriozisht për disa vjedhje të kryera në Milano dhe krahinë në muajt e fundit. I riu u arrestua sepse u kthye në territorin kombëtar pa autorizim pasi u dëbua në vitin 2016. Shqiptari u kontrollua pasi agjentët kishin vënë re makina të dyshimta. Në rafte, librat e Platonit, Flaubertit, Tolstojit, Heminguejit dhe Montanelit, me mendime të nënvizuara në faqe të ndryshme. Në sirtarë, orë luksoze, unaza diamanti, gurë të çmuar. Në mure, piktura të 900-s, në kuzhinë sete të rafinuar kristali dhe pjata porcelani. Në dollapë kostume me stof nga më të shtrenjtët, në dysheme objekte dizajni…Mirë se erdhët në shtëpinë elegante të Doktor K. inicial për emrin e një hajduti të rrallë 26 vjeçar, identitetin e të cilit policia ende nuk e jep të plotë pasi hetimi vijon. Shtëpia elegante në rrethinat veriore ishte mobiluar plotësisht me mallra të plaçkitura i riu shqiptar. Dr. K., tani në pritje të transferimit të mundshëm në burg, ishte diplomuar në universitetin e mirënjohur. Mbyllja e zyrave administrative të universitetit pengoi agjentët nga një kontroll i fundit, për të verifikuar. Por qysh në nisje të hetimeve policia ishte e bindur se djali, me origjinë shqiptare, nga familje e mirë, të folurit elokuent, një hijeshi natyral në sjellje, i kuruar jashtëzakonisht pa përjashtuar maninë e tij për të frekuentuar rregullisht palestrën shërohet pa tejkaluar maninë për palestër, u diplomua me nderime në Ekonomi Politike dhe frekuentoi edhe një master.  Nuk kishte një punë, që të justifikonte financiarisht pagesat për mbrëmjet në teatër, darkat në restorante luksoze dhe makinat e shtrenjta.  Pas kontrollit në banesën e tij do të zbulohej se  gjithçka vinte nga mallrat e vjedhura. Rishitja e objekteve dhe bizhuterive të grabitura  do të garantonin të ardhura për vitet në vijim dhe jo vetëm për të, por edhe për pasardhësit e tij.

foto_per_hajd.jpg

Dr. K., tani në pritje të transferimit të mundshëm në burg, ështëdiplomuar në universitetin e mirënjohur. Mbyllja e zyrave administrative të universitetit pengoi agjentët nga një kontroll i fundit, për të verifikuar. Por qysh në nisje të hetimeve policia ishte e bindur se djali, me origjinë shqiptare, nga familje e mirë, me të folur elokuent, një hijeshi natyral në sjellje, i kuruar jashtëzakonisht, pa përjashtuar maninë e tij për të frekuentuar rregullisht palestrën, u diplomua me nderime në Ekonomi Politike dhe frekuentoi edhe një master. Nuk kishte një punë, që të justifikonte financiarisht pagesat për mbrëmjet në teatër, darkat në restorante luksoze dhe makinat e shtrenjta. Pas kontrollit në banesën e tij do të zbulohej se gjithçka vinte nga mallrat e vjedhura. Rishitja e objekteve dhe bizhuterive të grabitura do të garantonin të ardhura për vitet në vijim dhe jo vetëm për të, por edhe për pasardhësit e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0036318302154541