Reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi janë kthyer në dyshen më të përfolur të medias. Pak javë më parë ata mbajtën një dasmë madhështore me dekor modern dhe një numër të madh të ftuarish. Ajo që bëri shumë bujë ishte pamja e çiftit, të cilët nuk u kursyen aspak për ditën e madhe.
Por duket se përveç dasmës, ata nuk mendojnë dy herë as për shpenzimet e përditshme. Ditën e sotme Elita ka postuar në ‘Instastory’ disa video ku na prezanton me luksin ku po jeton së bashku me bashkëshortin. Makina me të cilën po udhëtojnë është e firmës prestigjioze ‘Maybach”, e cila konsiderohet si një nga më luksozet. Gjithashtu në makinën e tyre ata shoqërohen nga një shofer personal. Në sy bie edhe një valixhe që tregon se çifti është nisur për një udhëtim. Në foton e publikuar pak minuta më parë Elita tregon se ata kanë shkuar në Milano, por një detja po na bën përshtypje të gjithëve. Në njërën prej fotove ku shihet Elita duke bërë make up, ajo ka vendosur çantën te barku.
E syrit të fansave nuk u ka shpëtuar kjo gjë dhe i kanë thënë: “Mund ta vendosësh çantën sa të duash te barku, por je shtatzënë”.