Mesa duket ish-moderatorja e njohur e “Topit” po bën një jetë shumë të lumtur dhe plot aventura. Ajo shpesh herë ka ndarë me njekësit e saj në rrjetin social Instagram, foto nga momentet e saj më të bukura, së fundmi edhe pamje nga shtëpia e saj luksoze në Spanjë.
Bëhet fjalë për Ornela Bregun e cila ka ndarë me miqtë e saj në Instagram disa imazhe nga jeta e saj e re në Spanjë. Nga pamjet e publikuara shihet një ambient tepër luksoz që me shumë mundësi është shtëpia e re e moderatores së njohur.
E rrethuar me pemë, me një pishinë personale dhe me mikun saj më të mirë, qenin Alfa, Ornela shfaqet në momente relaksi.
Largimi i motrës së Majlinda Bregut nga Shqipëri fillimisht u komentua se ishte vetëm për pushime, por shumë shpejt u kuptua se moderatorja do të rrinte më gjatë. Arsyeja e këtij largimi lidhej me fëmijët e saj, të cilët nisën studimet në Spanjë.
Nuk dihet nëse ata e kanë braktisur përfundimisht Shqipërinë, por nga pamjet që postojnë në rrjetet sociale duket se familja po kalon një periudhë të lumtur.