Në programin e drejtpërdrejtë ‘Trokit’ në IN Tv me moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni u fol sot për tendencën që gjithmonë e më shumë po pëlqehet nga publiku. Festat mes miqsh, gëzimet familjare apo edhe përvjetoret e dashurisë mund të dekorohen shumë veçantë me lule prej letre. Format nga më të ndryshmet, ngjyrat e përmasat e tyre do ti japin me siguri ditës suaj më shumë kreativitet.
Amaris Pirra dhe Shkëndije Sakajani treguan në studio veçantitë e kërtyre punimeve me dorë, madje Amaris ndau LIVE me shikuesit e ‘Trokit’ mënyrën si mund edhe ju të bëni lule të tilla. Ka shume kosto? Sa rëndësi ka cilësia e letrës? Çfarë duhet të kemi shumë kujdes? Merrni përgjigjet në videon e mëposhtme.