INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Lulet e Pranverës” në Shqipëri dhe në Itali, shkatërrohen 4 grupe kriminale, 12 shqiptarë në pranga [EMRAT]

“Lulet e Pranverës” në Shqipëri dhe në Itali, shkatërrohen 4 grupe kriminale, 12 shqiptarë në pranga [EMRAT]

Publikuar më: 13:23 12-02-2019


Një mega-operacion policor i koduar Lulet e Pranverës i zhvilluar nga Guardia di Finanza dhe forcat RENEA, i shtrirë prej dy vitesh në Shqipëri dhe në Itali ka çuar në arrestimin e 27 personave dhe shkatërrimin e 4 grupeve kriminale.
Këtë të martë forcat Renea dhe forca të policisë italiane arrestuan 17 persona.Gjatë operacionit të zhvilluar në Vlorë ranë në pranga 6 shtetas shqiptarë ndërsa në Itali 11 persona 6 prej të cilëve shqiptarë.

Personat e arrestuar janë të akuzuar për krijimin e organizatave kriminale në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali. Operacioni 'Lulet e Pranverës' ka qenë i shtrirë në disa qytete, në Durrës, Vlorë dhe në Lezhë.

Në Itali operacioni është zhvilluar në Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili dhe Lombardi kuu dhe grupet kriminlae zhvillonin aktivitetin e tyre. Sasitë e drogës së sekuestruar në dy vjet janë 8 ton kanabis në Itali dhe 3 ton në Shqipëri, si dhe 10 kg heroinë dhe kokainë në Itali dhe Shqipëri.

Detajet e operacionit të përbashkët u dhanë gjatë një konferencë të përbashkët mes autoruiteteve italiane dhe atyre shqiptare.

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të rënda Donika Prela u shpreh se operacioni ishte i shtrirë në disa qytete dhe se 7 persona vijojnë të jenë ende në kërkim.

Ndërkohë që Prokurori tjetër i dosjes Përparim Kulluri paralajmëroi se shumë shpejt do të nisë edhe konfiskimi i pasurive që kanë vendosur personat e arrestuar.

"Pasi mbarojmë veprimet e përgjimeve etj, vijojmë me identifikimin e pasurive, që e kemi bërë, të personave që janë përfshirë në këtë aktivitetet dhe më tej me konfiskimin. Janë identifikuar pronat e këtyre personave që ndodhen në Shqipëri".

Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho përmes video-konferencës u shpreh se kjo është një ditë e rëndësishme, pasi falë punës së një skuadre të përbashkët u goditën grupet kriminale të trafikut të drogës.

Të arrestuarit

Në Shqipëri janë arrestuar:

1-Denis Pashaj, 33 vjeç
2-Kristjan Llanaj (alias) Nuredinaj, 36 vjeç
3-Luka (alias) Kriols Beqiraj, 32 vjeç
4-Arbnor Xhimaj (alias) Hoxhaj, 34 vjeç
5-Bilal Kabello, 34 vjeç
6-Kujtim Elmazi, 58 vjeç

Në Itali janë arrestuar:
1-Dorian Alikaj, 34 vjeç
2-Altin Avduramani, 46 vjeç
3-Ajet Çepaj, 50 vjeç
4-Klaudio Fani, 34 vjeç
5-Artur Malo, 35 vjeç
6-Raul Zenunaj, 40 vjeç
7-Giancarlo Desimone
8-Gianfranco Conestabile
9-Salvadore Santoro
10-Francesco Tarantini
11-Giuseppe Vanatagiato

Article Logic
Execution time: 0.0040810108184814