INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lulet që pastrojnë ajrin e shtëpisë

Lulet që pastrojnë ajrin e shtëpisë

Publikuar më: 09:06 15-06-2016

Të gjithë i duam bimët e ndryshme brenda në shtëpi, ndonëse se shpesh i lëmë në ballkon.  Por ja që ka edhe disa lule që mund t’i mbani brenda, jo vetëm për ta bërë shtëpinë të duket më e bukur por edhe sepse, siç mund ta dini tashmë, bimët përmirësojnë cilësinë e ajrit të brendshëm.

Rreth kësaj, në fakt, NASA ka bërë një studim qysh në vitet ’80 dhe rezultati që doli ishte mjaft interesant: bimët përmes fotosintezës janë në gjendje të përthithin dyoksidin e karbonit dhe të lëshojë oksigjen por kjo nuk është gjithçka.

Shumica prej tyre, arrijnë të neutralizojnë substancat organike që janë të pranishme në banesat tona falë enzimave të quajtura ndryshe metilotrofe. Ja disa prej tyre:

Laurenti

E njohur në zhargon me emrin ‘gjuha e vjehrrës’ kjo bimë është në gjendje të filtrojë substancat që gjenden në solucionet pastruese që përdorim, në letrën higjienike apo në gjërat që përdorim për higjienën personale.

Fikusi

Ndihmon për të filtruar shumë elementë të padëshiruar që gjenden kryesisht në tapet apo në mobiliet e shtëpisë.

Krizantema

Shërben për të filtruar benzenin e gjendur nëpër parkete, në enët plastike apo në detergjent të ndryshëm.

Aloe Vera

Kjo lule përveçse thith pluhurat në ajër shërben edhe si maskë fytyre.

Article Logic
Execution time: 0.0041630268096924