Në muajin prill 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me prill 2018 janë Kosova me rreth 70,4%, Spanja me 8,7% dhe Gjermania me 7,3% të totalit të eksporteve. Referuar publikimit të fundit të Institutit të Statistikave, Shqipëria pothuajse ka ndërprerë eksportin me Zvicrën në Prill.
Përgjatë këtij muaji, mallrat e eksportuara në Zvicër kapin vlerën e 30 milionë lekëve, ndërsa për prillin e vitit 2018, kjo vlerë është 979 milionë lekë.
Gjatë këtij katërmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova 52,0 %, Maqedonia e Veriut 20,1% dhe Turqia 79,0%.
Në muajin prill 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me prill 2018 janë: Turqia 19,4%, Greqia 36,5% dhe Kina 62,9 %.