Lulzim Basha edhe nga Vlora ku ka qenë i pranishëm në çeljen e fushatës elektorale për këtë qark ku ka vazhduar të përsërisë kërkesën e tij për një debat televiziv Rama-Basha ku të dy liderët do të ballafaqojnë programet e tyre.
Këtë herë Basha ka ardhur me një propozim konkret për Ramën lidhur me vendin se ku mund të zhvillohet ky debat, që sipas Bashës ideali mund të ishte Vlora, ku dhe kreu i PS-së është deputet. Basha i ka drejtuar kryeministrit dhe një “lutje” se përse nuk i është përgjigjur këto 5 ditë që ai e ka thirrur në debat.
“Po do jem më konkret sot, po të ftoj që ta bëjmë debatin e parë elektoral këtu në Vlorë, në sheshin e Flamurit këtu ku je edhe ti deputet. Ka 5 ditë që bëj ftesë për të bërë debat por nuk më kthen përgjigje. Po më kthe përgjigje mor burrë. Pate kohë për Lungomaren, pate 4 vjet kohë”, tha Basha.