Protesta e opozitës vazhdon përpara parlamentit. Kryetari i Partisë Demokratike, ka marrë mikrofonin dhe e ka cilësuar gazin e përdorur nga Policia, si toksik.
“Edi Rama ka shpërndarë gaz toksik në rrugët e Tiranës duke e hedhur në sytë e grave, fëmijëve dhe qytetarëve të Tiranës, njerëzit që donin të hynin në Parlamentin e krimit. Ky veprim menjëherë e cilëson Edi Ramën si të larguar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe kjo është një rrugë pa kthim.”
Mesa duket gazi lotsjellës ka sjellë disa shqetësime tek protestuesit.
Nga një video e shpërndarë nga kryetari i Departamentit për Politikën e Jashtme të PD, Kreshnik Çollaku shihen pamjet se si protestuesit e shtrirë përtokë kanë lotim sysh dhe marrje mendsh.
Besohet se ky është i njëjti gaz i përdorur edhe në protestën e 16 shkurtit.