Para pak javësh, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në një studio televizive se është rrahur ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe theksonte se këtu kishte gisht kryeministri Rama. Ndërkohë që mbrëmjen e sotme nga studio e “Opinion” kreu i PD-së, Lulzim Basha tha:
“Saimir Tahiri është rrahur para disa ditës, madje thonë se janë shkrehur edhe armët”.
Ai u pyet nëse ka informacion se kush dhe si e kanë rrahur?
“Është rrahur nga ata që kanë frikë. Ata që kanë frikë se mos e nxjerr të plotë dosjes Xibraka ku është i përfshirë Olsi Rama”, deklaroi më tej Basha.