Nga çadra e opozitës, kreu i opozitës, Lulzim Basha bëri thirrjen e madhe për të gjithë shqiptarët në të gjithë Shqipërinë. Basha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ditën e hënë të paralizojnë trafikun rrugor në mbarë Shqipërinë, duke bllokuar rrugët. Kreu i PD-së tha më tej se protestat do përshkallëzohen në Kavajë e në të gjitha qytetet e tjera.
Njoftimi i Bashës:
Opozita e bashkuar ka vendosur intensifikimin e protestës qytetare në të gjithë Shqipërinë, duke ruajtur si bërthamë, si pishtar, si monument, Çadrën e Lirisë, por duke e shtrirë atë në mbarë vendin.
Ditën e hënë, nga ora 11:00 - 12:00, të gjithë qytetarët e djathtë, të majtë, të bashkohemi të gjithë në bllokimin total të trafikut në të gjithë Shqipërinë.
Por është kështu edhe fillimi i një aksioni politik, i cili vetëm do të përshkallëzohet për të kulmuar në datën 7 maj në Kavajë, për të mos ia dorëzuar Kavajën krimit. Në kavajë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë.