INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lulzim Basha ka një thirrje për deputetët e PS!

Lulzim Basha ka një thirrje për deputetët e PS!

Publikuar më: 15:30 22-06-2016

Reforma në drejtësi është kryefjala e opozitës së djathtë, e po ashtu dhe pika kyçe e debatit politik. Kështu në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat, një ditë përpara seancës plenare, Lulzim Basha është ndalur në futjen e draftit të reformës në drejtësi në kalendarin e Kuvendit.
Në përfundim të mbledhjes së grupit, Basha u shpreh i vendosur se nuk do të miratojë reformën me draftin e Edi Ramës. Në këto kushte lideri i opozitës ka një thirrje të drejtëpërdrejtë edhe për deputetët socialistë.
Lulzim Basha:
“Kryetari i PD dhe opozita është unanime me qëndrimin e saj për një reformë që lufton krimin. Me aktin e sotëm Rama është vetëdenoncuar si armiku i një reforme të tillë. Duke avancuar në mënyrë të një anshme kërkesën për të miratuar një draft kushtetues që kap drejtësinë, Rama ka marrë përsipër dështimin e sigurtë duke bërë të mundur shtyrjen me të paktën një vit të reformës në drejtësi dhe nga ana tjetër duke rrezikuar deligjitimimin e parlamentit dhe destabilizimin e Shqipërisë.
Qëndrimi ynë mbetetet zbatimi i rekomandimit 88. Refuzuesi është Rama, sepse armiku i drejtësisë së pavarur është Edi Rama.
Sot i bëj thirrje deputetëve të mazhorancës të mos përdoren politiksiht si mburojë nga njeriu që ka tmerr drejtësinë e pavaruar”.

Article Logic
Execution time: 0.0038471221923828