INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lulzim Basha: ''Kapja e pushtetit vendor me dhunë nga banda në pushtet ishte hap fatal''

Lulzim Basha: ''Kapja e pushtetit vendor me dhunë nga banda në pushtet ishte hap fatal''

Publikuar më: 20:22 10-08-2019

Kreu i PD Lulzim Basha me anë të një statusi në rrjetet sociale shprehet se në krye të vendit është një bandë.

Basha thotë se banda veproi gabim që doli kundër dekretit, ndërsa shton se të gjithë ata që kryen këtë akt antikushtetues, do të përgjigjen.

Postimi i Lulzim Bashës:

Kapja e pushtetit vendor me dhunë nga banda në pushtet ishte hap fatal!

Kushdo që ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin pas dekretit të 10 qershorit do të ndëshkohet!

Beteja jonë ka nisur me një qëllim, t’u rikthejë shqiptarëve të drejtën e dhunuar të votës së lirë. Kjo betejë ka për të përfunduar me largimin e Edi Ramës, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në të njëjtën ditë.

Nëse nuk i hapet rrugë zgjidhjes politike, popullit sovran i lind e drejta ta marrë në dorën e vet zgjidhjen, me të gjitha format, mjetet dhe mënyrat që i gjykon të përshtatshme për të rivendosur demokracinë dhe drejtësinë! #ShqiperiasiEuropa????

Article Logic
Execution time: 0.0039429664611816