INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lulzim Basha: Kryeprokuror tani është Edi Rama. Nuk çon Arta Markun në Kushtetuese!

Lulzim Basha: Kryeprokuror tani është Edi Rama. Nuk çon Arta Markun në Kushtetuese!

Publikuar më: 14:35 19-12-2017

Ditën e djeshme, burime nga zyra e shtypit në PD thanë se po bëhej gati një draft për të çuar zgjedhjen e Arta Markut në Gjykatën Kushtetuese por, duket se sot në selinë blu kanë ndryshuar mendje.

Të paktën këtë la të kuptohej ditën e sotme kreu i PD-së. Basha tha se e vetmja  zgjidhje është përballja politike.

“Dua t’i sqaroj qytetarëve se Gjykata Kushtetuese nuk është zjarrfikëse  a paqëruajtëse, është një institucion juridik. Kushtetuta është e qartë si drita e diellit, vetë Gjykataq Kushtetuese është nën presion, e vetmja zgjidhje është një përballje politike që nisi dje e do vazhdojë deri në fitoren e plotë të kushtetueshmërisë” -është shprehur Basha.

Sipas Bashës zgjedhja e Kryeprokurores Arta Marta, ishte antikushtetuese. Gjithashtu kreu demokrat shtoi se Kryeprokuror tani është Edi Rama.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e bërë ditën e djeshme nga Ambasada Amerikane kreu i PD-së, ka preferuar të mos japë asnjë koment në lidhje me këtë çështje.

Article Logic
Execution time: 0.0038630962371826