INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lulzim Basha kthen në politikë pas 9 vitesh Besnik Mustafaj [FOTO]

Lulzim Basha kthen në politikë pas 9 vitesh Besnik Mustafaj [FOTO]

Publikuar më: 10:51 26-08-2016

Zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Dibrës kanë risjellë në politikë një prej figurave të rëndësishme në historinë e Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj. Pas 9 vitesh nga largimi i tij nga politika aktive, Mustafaj është parë në krah të Lulzim Bashësh, në çeljen e fushatës elektorale për bashkinë në Dibër. Besnik Mustafaj jo vetëm që i është ribashkuar zyrtarisht sërisht PD, por ai mbajti një fjalë përpara demokratëve në Dibër, ku kërkoj votën pë kandidatin Sherefedin Shehu, në zgjedhjet e 11 shtatorit. Për Mustafajn, Lulzim Basha ka rikthyer shpresën në radhët e demokratëve, ndaj tashmë kjo ditë atij i kujton lëvizjen studentore të ’90.
Besnik Mustafaj:
“Ju po më kujtoni dhjetorin 1990. Shoh në fytyrat tuaja kthimin e shpresës ashtu si në dhjetor 1990. Ky është heroizmi më i ri i popullit dibran, u shpërndaftë kjo erë e mirë në gjithë Shqipërinë. Fitore sigurisht. Në këtë lumë njerëzpor që ka vërshuar sot këtu, shoh se shumica janë të rinj, janë lulja e djelmisë dibrane. Këta djem dhe vajza janë pa asnjë dyshim burimi i mrekullueshëm i lindjes së shpresës.Ata nuk mund të pajtohen me dëshpërinmin, rinia juaj nuk mund të pajtohet me dëshpërimin.Dëshpërimin e sjell korrupsioni, frika dhe mashtrimi qeveritar. Rinia nuk mund të pajtohet me këtë mashtrim sepse përmes këtij mashtrimi, dëshpërimi, kjo qeveri kërkon ta zbrazë Shqipërinë nga rinia dhe do të kerë një Shqipëri me pleq të nënshtruar. Rinia nuk mund ta pranojë këtë gjë. Dua të besoj se Dibra i ka të gjitha cilësitë për ta ngjallur shpresën, përveç traditës ka dhe njeriun ku duhet të besojë, ky është Sherefedin Shehu. Është burrë i lirë sepse nuk është peng i korrupsionit, është një punëtor i palodhur sepse beson se burimi i shpresës është puna, e Dibrës i duhet një burrë i tillë.
Dua me këtë rast ti drejtohem në mënyrë të posaçme prindërve, besojeni rininë, ajo mund ta vrasë frikën, vetëm ajo mund ta çojë përpara Shqipërinë”.

Article Logic
Execution time: 0.0034730434417725