27 vite më parë Partia Demokratike fitoi zgjedhjet elektorale, pas rënies së regjimit komunist. Kjo datë e rëndësishme për Partinë Demokratike është kujtuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebook.
“Më 22 mars 1992 shqiptarët fituan lirinë. Si sot 27 vjet më parë njerëzit u bashkuan me të vetmen dëshirë dhe ëndërr: lirinë për të ndërtuar një jetë më të mirë, lirinë për të lëvizur, lirinë për arsim, lirinë për biznes, lirinë për tu shprehur, lirinë për të zgjedhur e për tu zgjedhur. Ky udhëtim 27-vjeçar drejt lirisë dhe Europës demokratike me arritjet dhe dështimet e tij, ka qenë i dhimbshëm dhe plot sakrifica. Sot Shqipëria po na thërret përsëri sepse rruga jonë drejt lirisë dhe Europës është në udhëkryq! Është në dorën tonë ta përmbyllim atë duke ndërtuar edhe në Shqipëri sistemin e vlerave të vërteta europiane! #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha.