INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lulzim Basha mbledh aleatët dhe jep njoftimin e rëndësishëm: Të shtunën nisim...[VIDEO]

Lulzim Basha mbledh aleatët dhe jep njoftimin e rëndësishëm: Të shtunën nisim...[VIDEO]

Publikuar më: 19:53 16-01-2019

Opozita e bashkuar menjëherë pas seancës së jashtëzakonshme ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura në selinë e Partisë Demokratike. Kryetari i PD, Lulzim Basha pas mbledhjes së aleatëve ka deklaruar se opozita do të udhëheqë revoltën e qytetarëve me protesta në të gjithë vendin deri në rrëzimin e Edi Ramës.

“Gjatë kësaj kohe opozitës i është kërkuar të jetë në parlament. Sot e gjithë bota e pa se si Edi Rama i hoqi opozitës të drejtën elementare kushtetuese për të folur. Vendi po rrëshqet drejt diktuaturës. Rama ka një parlament privat për t shkatërruar interesat kombëtare ka një qeveri provate për të vjedhur qytetarët. Opozita është e vendosur ti japë fund krizës politike e ekonomike në vend. Ne vendosëm të udhëheqim revoltën qytetare deri në protesta mbarëpopullore.

Ditën e shtunë PD do të mbledh Këshillin Kombëtar për të përcaktuar ditën e nisjes së protestës popullore. Përfaqësuesit parlamentar do të mbledhin forumet e tyre dhe do të vendosin. Ne do të bëjmë gjithçka për të bërë të mundur largimin e Edi Ramës nga pushteti”, u shpreh Basha para mediave.

Article Logic
Execution time: 0.0035891532897949