Në seancën e ditës së sotme, kreu i PD, Lulzim Basha nuk do të jetë prezent.
Basha është nisur në një vizitë dy-ditore në Budapest, me ftesë të kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban.
“Me ftesë të kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po merr pjesë në samitin e Komitetit Ekzekutiv të CDI, organizatës botërore të partive të qendrës së djathtë, i cili mbahet në Budapest.
Në fokus të takimit dy ditor janë zhvillimet politike dhe bashkëpunimi mes partive të qendrës së djathtë.
Në samit marrin pjesë një numër i madh drejtuesish politikë të Partisë Popullore Europiane dhe partive të qendrës së djathtë nga e gjithë bota”, thuhet në njoftimin zyrtar e dërguar nga zyra e shtypit të PD sot në mëngjes.