Kryetari i PD, Lulzim Basha në një takim me mbështetës demokratë ka deklaruar se të gjitha sondazhet e nxjerrin PD-në fituese. Sipas tij, në rast se zgjedhjet do të mbaheshin nesër shqiptarët do i jepnin PD mandat për të qeverisur.
“Të gjitha sondazhet të PD, të aleatëve tanë, të kundërshtarit tonë politik dhe ato të ashtuquajtura të pavarura, konfirmojnë se sot Partia Demokratike është shumicë absolute dhe bashkë me koalicionin tonë, është gati që në një proces të lirë zgjedhor të marrë përgjegjësitë e drejtimit dhe qeverisjes së Shqipërisë drejt Europës. Shumica dërmuese e shqiptarëve, nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër do i jepnin mandatin qeveriës PD dhe aleatëve të saj”, deklaroi ai.