Lulzim Basha është nisur për në udhëtim. Nga pamjet e publikuara në media, Basha ndodhet në aeroportin e Rinasit, ndërsa është i shoqëruar edhe nga djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.
Mësohet se Basha dhe Berisha janë nisur për në Vjenë, ku do të takojë Presidentin e Asamblese Parlamentare e OSBE George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm.
Në kryeqytetin austriak, është bërë me dije se i pret, Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Kjo vizitë e Bashës në Vjenë vjen vetëm një ditë pas protestës dhe djegies së mandateve, ku përfundimisht opozita mbeti jashtë Parlamentit.
Ndërkaq, e paqartë mbetet arsyeja e shoqërimit të Bashës edhe nga djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.