INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lulzim Basha për herë të parë zbulon, “Çfarë më kanë kërkuar serbët”

Lulzim Basha për herë të parë zbulon, “Çfarë më kanë kërkuar serbët”

Publikuar më: 09:10 18-05-2019

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka zbuluar për herë të parë përpjekjet disa vjeçare të Beogradit për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Në një takim me komunitetin shqiptar në Londër, Basha ka pohuar se autoritetet serbe edhe atit ia kanë bërë kërkesën për të ndryshuar kufijtë aktual të Kosovës. “Një miku ynë i përbashkët, ish Minisitri i Jashtëm Besnik Mustafaj tha para pak ditësh se çdo ministri të Jashtëm i është propozuar ndryshimi i kufijve të Kosovës. S’e kam thënë më parë, por po e them tani nga Londra: Po, po. Edhe mua më është propozaur. Kanë ardhur, në atë kohë, autoritetet serbe dhe më kanë paraqitur idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Këtë e di unë, e di udhëheqja aktuale e Kosovës, se i kam informiar, e dinë partnerët tanë nga Uashingtoni në Londër, nga Brukseli në Berlin”, pophoi lideri i demokratëve.

E pabesueshmja në këtë histori, shtoi Basha është që më vonë këtë ide të serbëve ai do e dëgjonte si ide origjinale të Ramës dhe Thaçit. “Ju thashë më parë që jam i tmerruar nga papërgjegjësia totale, me të cilën ata mendojnë se mund të rikthejnë kohën e Millosheviçit apo kohën e luftrave të periudhës së Kongresit të Berlinit. Këta mendojnë akoma si të jenë në shekullin e 19-të. Po kurrë nuk ma kishte marrë mendja se idetë që do të dëgjoja nga goja e Vuk Jeremiçit dhe Ivica Daçiç, do t’i dëgjoja më vonë si ide origjinale nga goja e Edi Ramës dhe e Hashim Thaçit. Këtë nuk ma kishte marrë mendja kurrë!”, shtoi kryedemokrati Basha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035228729248047