INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lulzim Basha: Rama nuk shpëton, do largohet pasi kupa është mbushur

Lulzim Basha: Rama nuk shpëton, do largohet pasi kupa është mbushur

Publikuar më: 19:53 25-02-2019

Kreu i PD, Lulzim Basha doli në një deklaratë përpara selisë demokratike për të folur rreth intensifikimit të protestave. Ai gjithashtu shtoi se janë marrë informacione dhe po përgatitet arrestimi i Vangjsuh Dakos dhe sipas tij Rama duhet dhe do të largohet, pasi kupa është mbushur.

Më poshtë deklarata e plotë:

“Orët e fundit janë intensifikuar informacionet se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos. Rama flijoi edhe Fatmir Xhafën për mos arrestimin e Dakos. Nuk e shpëton Edi Ramën edhe arrestimi i tij. Asgjë nuk ndryshon në vendosmërinë e opozitës së bashkuar dhe në besimin e qytetarëve se vendi nuk mund të mbetet më peng i një njeriu që ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura. Edi Rama duhet të largohet. Kupa është mbushur. Tani jemi në krah të qytetarëve sepse s’kemi imunitet. Largimi i Ramës me një qeveri tranzitore dhe t’i zgjidhen duart prokurorisë dhe gjykatave. Dako të arrestohet një orë e më parë dhe të arrestohen edhe të tjerë që politikanët mos ulen me Nicet. Parlamenti i ardhshëm do i takojë popullit. Rama i strukur është i gatshëm të dorëzojë bashkëpunëtorët e tij në krim. Nuk është punë kokë Gjyshësh apo Sejdinësh. Rama duhet dhe do të largohet”- tha Basha.

Kujtojmë që dy ditë më parë, PD mblodhi kolegjin e kryetarëve të PD-së ku u vendos për protesta më datë 28 shkurt, 7 mars dhe 16 mars.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035159587860107