INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lulzim Basha tregon arsyen pse u shkarkua Fatmir Xhafaj: Iku sepse humbi...

Lulzim Basha tregon arsyen pse u shkarkua Fatmir Xhafaj: Iku sepse humbi...

Publikuar më: 21:58 02-11-2018

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me largimin e ish-ministrit Xhafaj. I ftuar në “Zonë e Lirë”, Basha deklaroi se ka pasur një përplasje klanesh politike dhe bandash mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit Fatmir Xhafaj e kjo është arsyeja e largimit të tij.

Çani: Pse sipas jush iku Fatmir Xhafaj?

Basha: Kjo në thelb është kjo është një përplasje klanesh politike dhe bandave që qëndrojnë pas tyre. Pra, një klan I fuqishëm politik, ai i Tahirit, ku përfshihen edhe zyrtarë të tjerë të PS, eksponentë të PS siç është Vangjush Dako, dhe një klan tjetër politik, po edhe ky I lidhur me bandat, ku përfshihet Fatmir Xhafaj dhe zyrtarë të tjerë të lartë, janë përplasur për pushtet dhe kontroll. Kjo është përplasje klanesh për pushtet dhe prapa atyre klaneve qëndrojnë bandat e të dyja klaneve. Pra, në këtë kuptim, qëndrimi i Ramës është qëndrimi i një njeriu që mundohet të kufizojë dëmin.

Kreu i PD-së, deklaroi gjithashtu se Sandër Lleshi shkon si zv/ministër i Brendshëm, pasi ministër është Edi Rama.

Basha u shpreh se Lleshi është një vartës i kryeministrit Rama dhe nuk ka asnjë personalitet politik.

“Siç edhe e ka shprehur vetë në studion e emisionit ‘Opinion’, Lleshi është aty për shkak të vullnetit të kryeministrit dhe jo për shkak të personalitetit apo investimit politik”,-tha Basha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213