Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha ka postuar një video në “Facebook” ku duket në sfond flamuri kuqezi si dhe flamuri i Bashkimit Europian, teksa fton shqiptarët që të votojnë për partitë simotra të Partisë Popullore Europiane. Ai ka dhënë një mesazh dhe për betejën e nisur të opozitës për zgjedhjet.
“Më Shqipëri po zhvillohet një betejë për jetë a vdekje për standardet dhe vlerat europiane të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të lirisë dhe të demokracisë, të votës së lirë, të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, të drejtësisë me një standard dhe barazisë para ligjit”, thotë Basha, duke bërë thirrje më pas që shqiptarët në Europë të votojnë për Partinë Popullore Europiane.
Për të parë videon në formatin e plotë klikoni mbi video dhe më pas tek ikona e fullscreen