Kryetari i Partisë Demokratike, Luzlim Basha ka treguar përgjigjen që ai u jep ndërkombëtarëve mbi arsyet pse nuk ulet me Edi Ramën për dialog. Shansin për dialog tha Basha, Rama e ka humbur dhe ai nuk do të dëgjojë më ndërkombëtarët. “Marrëveshja e 17 majit u realizua në kushtet e një presioni të madh për të shmangur një konflikt, iu dha ai shans dhe tregoi se ishte gabim. Demokracinë e shkatërroi, shqiptarët i largoi. Prandaj kur më pyesin pse nuk ulesh më Ramën, pse nuk na dëgjon, unë përgjigjen e kam shumë të thjeshtë, ju dëgjova nje herë, e kishit gabimt, tani do dëgjojë vetëm qytetarët”, tha Basha.