Dashuria e tyre i ngjan një përralle dhe me postimet në Instastory nuk ngurojnë të ndajnë me fansat disa nga momentet më të bukura që kalojnë.
Afërdita vetëm para pak ditësh na habiti të gjithëve me festën e harbuar të beqarisë ku së bashku me miket e saj e ndezën atmosferën nga Las Vegasi, festë kjo që i parapriu dasmën së saj me hokeistin Jakub Kindl.
Ditën e djeshme, këngëtarja dhe Jakub lidhën kurorë ndërsa ka qenë Afërdita e cila ka treguar me postimet në Instastory se ka marrë një super dhuratë nga bashkëshorti i saj për muaj mjalti.
Destinacioni mësohet të jetë një resort luksoz në Karaibe ndërsa Afërdita shkruan në postimin e saj: ”Dhe kjo është surpriza për muajin e mjaltit që morra për mëngjes, nuk dija asgjë.”
Ah moj Afërdita! Kushedi se sa vajza ndihen xheloze për ty tani.../intv.al/