Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë një ndër çiftet më të dashura të Hollyëood-it. Ata janë rikthyer me njëri-tjetrin pas një periudhe ndarje por këtë herë për të mos u ndarë më kurrë. Mesa duket pikërisht ajo ndarje ka ndikuar pozitivisht tek ta për të kuptuar se e duan marrëzisht njëri-tjetrit. Gigi është padiskutim modelja më e suksesshme dhe jo më kot është fytyra e markave të njohura.
Së fundmi, modelja ka pozuar për brandin “Moschino”, ku kësaj radhe erdhi më ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim zakonisht, pikërisht si nuse dhe duket yll. Është përfolur shumë se Zayn po mendon t’i propozojë për martesë , por deri tani s’kemi patur gjë zyrtare.