Lajmi i shtatëzanisë së Beyonce nuk ka sjellë reagime vetëm tek kolegët e saj, por edhe tek artistët shqiptarë.
Një ndë to ka qenë reperi nga Kosova, Lumi B, i cili në natyrën e tij karagjoze ka postuar në Instagram foton e Beyonce, në një version tepër qesherak. E themi këtë pasi në vend të artistes, ishte Jay Z ai që shfaqej në foto me barkun e fryrë, vellon mbi kokë, dhe lulet në sfond. "Urime beyonce dhe jay z ...." ka shkruar Lumi, duke nënkuptuar se i gjithë postimi ishte veçse një ironi e zhurrmës së madhe që shkaktoi në median sociale lajmi për shtatëzaninë e Beyonce!