INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lumi i Shalës, një nga pikat e forta të turizmit në Alpet Shqiptare. Fundjava në këtë atraksion [FOTO]

Lumi i Shalës, një nga pikat e forta të turizmit në Alpet Shqiptare. Fundjava në këtë atraksion [FOTO]

Publikuar më: 13:23 26-08-2018

Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare. Uji i kristaltë i Shalës dhe majat e larta, i ofrojnë aventurierëve një panoramë mahnitëse.
Lugina e Shalës, e cila është futur në guidat e agjencive turistike po tërheq një vëmendje të jashtëzakonshme, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron. In News sjell fotot e turistëve gjatë kësaj fundjave ku aventurierët shijojnë eksplorimin e zonës, për tu ngjitur më pas në majat përreth me pamje të veçantë. Ata më aventurierët, arrijnë të shijojnë këtë destinacion të ri duke ngulur çadrat e kampingut për një eksperiencë rrethuar nga majat e larta, për të cilat vendasit tregojnë se sipas gojëdhënave, princi Lekë Dukagjini i kaloi vitet e fundit të jetës në këtë zone. Këtu gjen emërtime të tij si për shembull Guri i Lekës, një pikë strategjike që sheh luginën, nga ku mendohej që Dukagjini ruante vendin nga ardhja e turqve.
“Lumi i Shalës është një atraksion i ri, i cili ka disa kohë që ka filluar të frekuentohet. Vizitorët tërhiqen nga uji i kristaltë dhe natyra e mrekullueshme,” thonë për In News drejtuesit e guidave turistike në lumin e Shalës. Ky bum turistësh sipas tyre i ka nxitur vendasit të rritin dhe mundësinë e akomodimit. Shumica e turistëve dhe pushuesve vendas pasi qëndrojnë disa orë në plazh e duke konsumuar një drekë në qetësinë e natyrës, shijojnë rrugën e kthimit, e cila gjarpëron nëpër liqenin e Komanit me një shije dhe kujtim të bukur nga kjo zone.

 

Shala_lumi_ok_-_Copy.jpgfundjava_ne_shales_1_-_Copy.jpg

fundjava_ne_shales_-_Copy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0048999786376953