Dosja “Xibraka” ishte një nga ngjarjet më të bujshme të tre viteve më parë, ku Ermal Hoxha, ishte një nga të dënuarit me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Tashmë Ermali është i lirë dhe së bashku me bashkëshorten e tij, këngëtaren Rezarta Shkurta, kanë festuar ditën e djeshme një datë të shënuar për çiftin.
Vogëlushja e tyre Hera ka festuar 5-vjetorin e lindjes teksa në foton nga festa dyshja Ermal dhe Rezarta shfaqen mëse të lumtur duke shkëmbyer edhe një puthje intime.
Kot nuk thonë: “Fëmija është një nga lumturitë më të mëdha të jetës”./intv.al/